Categories Lajme

Greqia zgjat vlefshmërinë e dokumenteve të emigrantëve shqiptarë

Ministria Greke e Emigracionit dhe Azilit ka zgjatur vlefshmërinë e lejeve të qëndrimit dhe vërtetimeve të aplikimit për shtetasit e vendeve të treta, ku përfshihet edhe Shqipëria. Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Punëve të Jashtme përmes një deklarate të shpërndarë për mediat.

Sipas njoftimit bëhet me dije se dokumentet e lëshuara nga shteti helen, të cilat kanë skaduar gjatë periudhës 1 janar 2020 – 31 korrik 2020, do iu zgjatet vlefshmëria deri më 31 mars 2021. Ndërsa për dokumentet që janë lëshuar nga 1 gusht 2020 dhe me datë skadence deri 31 mars 2021, u zgjatet automatikisht vlefshmëria me 8 muaj nga data e tyre fillestare e skadimit.

Hyrja në fuqi e lejeve të qëndrimit që do të lëshohen fillon ditën pasardhëse nga data e skadimit të lejes së qëndrimit të listuar. Ndërkohë një afat i tillë nuk vlen për lejet e qëndrimit dhe vërtetimet e aplikimit që janë rinovuar tashmë për një datë të mëvonshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME