Categories Lajme

Gropa “përpin” autobusin në Kinë, raportohen 6 viktima

Një ngjarje e rëndë është regjistruan ditën e djeshme në Kinë, teksa autobus dhe disa kalimtarë ranë në një gropë e cila u hap papritmas në rrugë.

Incidenti u shënua pasditen e djeshme në Xining, kryeqytet i provincës Qinghai, ndërsa deri më tani raportohet për 6 viktima dhe 10 persona të zhdukur.

Mediat e huaja bëjnë me dije se 16 persona të tjerë janë dërguar në spital për shkak të lëndimeve të marra. Operacionet për kërkim-shpëtimin e njerëzve vazhdojnë, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Gropat e mëdha në rrugë nuk janë të pazakonshme në Kinë dhe shpesh për to fajësohet mungesa e cilësisë së ndërtimit.

Prestigjiozja “The Guardian” sjell në memorie një tjetër ngjarje të ngjashme e cila ka ndodhur në vitin 2013. Sipas kësaj medie, 5 persona mbetën të vdekur pas hapjes së një grope dhjetë metra të gjerë në portat e një qendre industrial në Shenzhen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME