Categories Lajme

Gruaja bërtet me të madhe jashtë Kadastrës së Vlorës: Drejtësi e mykur!

Qytetarët e irrituar që presin prej vitesh të marrin pronësinë nga Kadastra e Vlorës janë të shumtë, ndërsa ditën e sotme një grua thërret me të madhe se është institucioni më i korruptuar në Shqipëri. Ajo tha se ka 30 vite që endet dyerve të hipotekës për ndarjen e pasurisë mes 5 motrave dhe vëllait.

“Janë mykur, është mykur drejtësia në Shqipëri, hajde tani të dalin punonjësit, ky është institucioni më i korruptuar në këtë vend.

Dosjet tona 30 vjet, ku janë! 30 vjet pjesëtim pasurie 5 motra me vëllanë e vet, do testament ajo, kështu ky është institucioni më i degjeneruar në gjithë Shqipërinë, kështu funksionon hipoteka”, tha gruaja. “Se kërkoj të drejtim time këtu më sjellin policinë, policinë, policinë, kush është policia, a nuk kam unë të drejtën si qytetare?!”

“Që nga 95 deri në 2021, bjer dokumente fallto Vojushe dhe Dhimitër Mici edhe ata i quajnë të mirëqena.  Kam të drejtat e mija si qytetare evropiane. Kam 30 vjet, Artan Lamja thotë qytetarë do vini të pajisen me certifikata pronësie, firmat e ndërtimit, ata që mbushin xhepat, ne që jemi pronarë nuk marrim asnjë informacion”, tha ajo.

Kadastra e Vlorës e cila ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes për problematika të ndryshme ka bërë që në këtë  institucion të  verifikohen lëvizjet e ndryshme , që nga regjistrime, legalizimet dhe deri te mungesa e marrëdhënies korrekte me qytetarët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME