Categories Lajme

“Hallet tona s’mbyllen këtu”, kreu i Sindikatës së Naftëtarëve: Ja çfarë do të bëjmë nëse rafineria nuk nis punë

Kryetari i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj në një deklaratë për mediat pohoi se naftëtarët kanë marrë pagën e fundit nga pakti që u lidh me qeverinë, ku do të merrnin pagesat e prapambetura prej 1 viti. Dautaj pohon se nëse rafineria nuk nis punë, metali i fundit do të shitet nga ata. Mes të tjerash ai thekson se hallet e naftëtarëve nuk mbyllen këtu.

REAGIMI Kolegë Naftëtarë, kjo ishte dhe paga e fundit nga pakti prej 12 pagash mujore, marrëveshje, e cila u arrit nga Sindikata e Naftëtarëve të Bashkuar. Ne pak muaj që u krijua, edhe pse jashtë rafinerisë, pa pasur asnjë kontratë me pronar, apo shtet, u arritën disa fitore. U kaluan 9 muaj sigurimet.

Për vitin 2019, u morën me grevë urie 3 pagat ne shkurt 2020, morëm pagën e luftës ne prill 2020, dhe pas grevës 45 ditore, nga burrat, dhe gratë naftëtarë, 1 një vit pagë, 400 mijë, plus sigurimet. Kjo sindikatë përdori çdo lloj forme proteste, pa ndarë dhe urat e komunikimit, me çdo lloj institucioni përgjegjës për problemet tona, si asnjë sindikatë tjetër më parë. Por hallet e naftëtarëve nuk mbyllen këtu. Kemi çuar në SPAK, dhe prokurori Fier, ish-drejtues të sindikatës, për tallje me gjyqin. Pa u zgjatur më shumë, edhe pse kam shumë për të thëne te ju naftëtarët, kolegë, dhe ish-kolege, sot ne pension, ato paga nuk kemi pse ja falim, kujt? Ndaj mendoj dhe po veproj, që nëse nuk fillon punë rafineria, metali i fundit do të shitet po nga naftëtarët, pasi është gjaku dhe mundi juaj ndër vite. Të gjithë të bashkuar fitojmë. Respekt për të gjithë brezat e Naftëtarëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura, rritje deri në 25%

Rriten me 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint, Prokuroria Sarandë çon në gjyq kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë shtetas, mes të cilëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Lushnjë, 30-vjeçari përplaset nga një makinë! I riu në gjendje kritike për jetën

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në unazën e qytetit të Lushnjës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ra në kontakt me energjinë teksa po punonte me panelet diellore, humb jetën 27-vjeçari në Koplik

Një ngjarje e rënde ka ndodhur dje ne Koplik te Shkodres ! “Informacion paraprak/Rreth orës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përfshi në aksidentin ku humbi i jetën 16-vjeçari, arrestohet i riu në Fier

Është vënë në pranga 30-vjeçari që u përfshi në aksidentin e djeshëm në Cakran të…

LEXO ME SHUME