Categories Lajme

“Hape krahun ti legjenda e shtetit”/ Policia e Tiranë ndjek live të riun në “TikTok” dhe i bën “surprizën” e papritur

Mbrëmjen e kaluar gjatë një operacioni Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar një shtetas i cili hiqej si efektiv policise.

Rrugorja e kryqytetit ka ndjekur live në “TikTok” të riun i cili ishte duke qarkulluar në rrugët e Tiranës me një furgon të bardhë dhe fenelinën e policisë ndezur.

Në momentin që ky shtetas kuptoi që ishte duke u ndjekur nga blutë menjëherë mbylli “liven” në TikTok, mirëpo ishte tepër vonë pasi efektivët kishin ndjekur çdo hap të tij.

“Hape pak krahun, hape ti legjenda e shtetit”, dëgjohet të thotë efektivi i policisë gjatë momentit kur këtij të riu i’u dha sinjali për të ndaluar.

Mësohet se këtij shtetasi i është pezulluar leja e drejtimit për 12 muaj. Ky person në rrjetin social “TikTok” ka një llogari me emrin “Legjenda e Shtetit”.

Herë pas here postonte video të ndryshme ku shihej teksa qarkullonte në rrugët e kryeqytetit me automjet mbi të cilin vendoste edhe fenelinën e Policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME