Categories Lajme

Hapen qelitë e reja për të paraburgosurit në Tiranë: 66 dhoma izolimi në “bllokun e sigurisë”

Qytetarët të cilët shoqërohen nga policia e Tiranës dhe mbahen në paraburgim, nuk do të qëndrojnë më në komisariate po por pranë kësaj godine të emërtuar “Blloku i sigurisë”. 66 dhomat e izolimit i japin fund problematikës së mbipopullimit të të ndaluarve.

Godina e re me sipërfaqe 746 metra katrorë, me pesë kate dhe 1 bodrum, është konsideruar si e domosdoshme pasi shumë prej ambienteve të paraburgimeve nuk plotësonin kushtet e sigurisë.

Qelitë e reja ku të paraburgosurit do të qëndrojnë 72-96 orë dhe ku shërbejnë rreth 80 punonjës policie, ndodhet në rrugën “Mine Peza” pranë burgut 302 dhe komisariatit nr.3.

Qytetarët që ndalohen nga policia pasi plotësojnë procedurat në komisariate dërgohen pranë këtyre ambienteve. Fillimisht ata mbërrijnë në këtë garazh, ndërsa më pas nëpërmjet ashensorit dërgohen tek dhomat e kontrollit dhe më pas të izolimit.

Dhomat e izolimit janë individuale, me paradhomë, ndërsa në secilin kat është caktuar, një dhomë mjeku, dhe ambient të marrjes në pyetje. Ambientet brenda janë të pajisura me sistem alarmi, ku i ndaluari komunikon me efektivët në rast nevojë.

Kati i parë është planifikuar për administratën, vend në të cilin ndodhet edhe salla e monitorimit me anë të kamerave. Përveç efektivëve që do patrullojnë në korridoret e brendshme, është menduar dhe hapësirë, për të mbajtur nën vëzhgim të paraburgosurit nga jashtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME