Hashim Thaçi Presidenti i Kosovës, reagoi pas zgjedhjeve të mbajtura të dielën në Serbi. Ai komentoi faktin që shqiptarët e Luginës së Preshevës garuan me një listë të vetme dhe arritën të marrin dy deputetë. Sipas Thaçit, këtë shembull duhet ta ndjekin edhe shqiptarët e tjerë kudo jetojnë.
“Bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës e dha rezultatin e tij. Ata tashmë do të kenë më shumë deputetë që do ta ngrehin zërin për të drejtat e shqiptarëve atje. Bashkërendimi i veprimeve politike jep gjithmonë rezultate dhe Alternativa Demokratike Shqiptare është shembull i mirë për t’u ndjekur nga bashkëkombësit tanë kudo që jetojnë. HTH”