Minatori i plagosur nga ngjarja sot në Dibër ka mbërritur në Tiranë në repartin e toksikologjisë në QSUT. Fillimisht helikopteri ishte nisur drejt Traumës por në momentin e fundit, kur po ulej atje u nis për në QSUT. Aktualisht i plagosuri është duke u ekzaminuar tek Urgjenca e QSUT-së.
Categories
Lajme