Categories Lajme

Heqim patrullat e Policisë Rrugore, Rama: S’ka më kontrolle në postblloqe

Kryeministri Edi Rama paralajmëron heqjen e patrullave të Policisë Rrugore nga sherbimi qe kane kryer deri tani ne akset kryesore te vendit.

Duke folur nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, Rama tha se mbrojtja inteligjente e territorit dhe e sigurisë publike do të ketë në dorë luftën kundër krimit të organizuar, ndjekjen e elementëve kriminalë e të veprimtarive të tyre.

Rama shtoi më tej se me ndihmën e satelitëve e të dronëve do të jepen informacione reale dhe madje nuk do të jetë më nevoja që të ketë efektivë në rrugë.

“Mbrojtja inteligjente e territorit dhe e sigurisë publike hyn në një fazë tjetër, me satelitët dhe dronët. Në kohë reale do të kemi të dhëna të besueshme ndaj të gjitha ngjarjeve kriminale të mjedisit, qoftë nga mbetjet, ndërtimet pa leje apo aspekte që kanë të bëjnë me bujqësinë e hektarët e kultivuar, lumenjtë, zjarret.

Pa lënë mënjanë edhe luftën kundër krimit. Të ndjekjes së elementëve kriminalë e veprimtarive të tyre. qendra digjitale e qarkullimit rruor është një projekt në proces. Jemi në kushtet kur kemi gati një pjesë dhe do të kalojmë në fazën tjetër.

Do të kemi informacione reale, në lidhje me sigurimin e makinave, lidhur me makinat që mund të jenë në kërkim, duke hequr përfundimisht nga rruga policinë. Ato patrullat, trarët e ato kontrollet sy më sy e vesh më vesh me qytetarët,”- tha Rama ndër të tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME