Categories Lajme

Himarë, Arrestohet 40-vjeçari me precedent kriminal në fushën e vjedhjeve, Sekuestrohen 2 automjete

Himarë Finalizohet nga Komisariati i Policisë Himarë dhe shërbimet e DVKM Vlorë, operacioni policor i koduar “Swift”. Vodhi automjetin e një shtetasi dhe u largua me shpejtësi, kapet pas disa minutash ndjekjeje nga Policia, 40-vjeçari me precedent kriminal në fushën e vjedhjeve.

Sekuestrohen 2 automjete. Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me shërbimet e DVKM Vlorë, për vjedhjen e një automjeti tip “Suzuki”, në Llaman, Himarë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Swift”.

Në kuadër të këtij operacioni, u kap dhe u arrestua pas disa minutash ndjekjeje nga shërbimet e Policisë, shtetasi F. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili nga verifikimet rezulton shtetas me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjeve. 40-vjeçari, pasi ka vjedhur automjetin tip “Suzuki”, në pronësi të shtetasit L. V., në vendin e quajtur “Llaman”, është larguar me shpejtësi, në aksin rrugor “Himarë-Sarandë”.

Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të këtij shtetasi, dhe pas disa minutash, kanë bërë të mundur kapjen e tij. Automjeti i vjedhur, së bashku me një automjet tjetër, që dyshohet se përdori 40-vjeçari për t’iu afruar vendit ku kreu vjedhjen, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme. #angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔 #tëvendosurkundërkrimit✅ #nëçdoskajtëvendit🇦🇱 #nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️ #denonconë112📞 ✅

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME