Categories Lajme

Historia e çiftit nga Zëmblaku

Në studion e “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë një çift nga një fshati Zëmblak i Korçës, ku kanë treguar vështirësitë që po kalojnë në jetë së bashku me 4 fëmijët. Esmerilda dhe Gentjani shpesh herë përballen me dhu nën e babait të shtëpisë, i cili është i alko olizuar. Kur pi alko ol ai humb mendjen dhe nuk e di se çfarë bën. Gjendja e tyre ekonomike është e vështirë dhe fëmijët e tyre nuk i kanë rritur ashtu siç duhet të rritet një fëmijë normal.

Mirela Milori: Po raporti me vjehrrën? Gentjani: Mamaja nuk kishte nga t’ja mbante, po të mbante krahun tim do e godiste.

Esmerilda: Ai nuk pyeste se çfarë kishte përpara, nuse, djalë, edhe nënën e tij edhe bashkëshorten, të gjithë domethënë. Mirela Milori: Si ishte raporti me kunatën?

Esmerilda: Raporti me kunatën në fillim mirë, por më vonë pasi bëra fëmijën thoshte mos i blini fëmijës ushqime, jepini fasule, gjëra që janë të fshatit. Nuk donte që të rrisnim fëmijën me ushqime që si çdo nënë do të rrisë fëmijën e vetë. Unë e kam djalin 7 vjeç dhe më ka ngelur 15 kg.

Gentjani: Me sherbet e kemi rritur djalin e madh. Esmerilda: Ata nuk kanë ekonomi për vete. Motrat më kanë ndihmuar, më kanë hapur derën sa herë më kanë nxjerrë jashtë, vetëm prej tyre jam kjo që jam sot.

Mirela Milori: Si kanë kaluar këto vite me 4 fëmijë? Esmerilda: Shumë vështirë. Mirela Milori: Po fëmijët i duan, si është raporti me fëmijët?

Esmerilda: Kam patur djalin e dytë 7 muajsh, sa filloi të ecte zvarrë, ai kishte pirë dhe ishte tenxherja me qumësht, e shtyu djalin dhe e dogji të gjithë këmbën me qumësht.

Mirela Milori: Ai është i papërgjegjshëm kur pi mesa kuptova unë, jeni mbledhur ndonjëherë si familje dhe të thoni që ky vërtet është babai i shtëpisë, por këtij babai po i ikën mendja kur pi dhe ky njeri duhet izoluar?

Gentjani: Jemi mbledhur shumë herë, por i njëjti avaz është sa herë. Rri 2-3 ditë pa bërë sherr dhe pastaj nis avazin.

Esmerilda: Bashkëshorti punonte ndonjë ditë kur i dilte ndonjë gjë, merrte 10 mijë lekë, i thoshte mi jep mua dhe blinte raki, kur e kundërshtonte ky atëhere ziheshin. Kemi folur me mjekun, por as ai nuk e merrte përsipër sepse thoshte, ky do e pijë alkoolin dhe nesër pasnesër si dihet.

Mirela Milori: Ka pirë tërë jetën? Gentjani: Tërë jetën. Ai e ka nisur alkoolin që kur ishte 12 vjeç,i vogël fare dhe nuk e lë dot më. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME