Categories Lajme

Historia e trishte e familjes Fierake, Gjithçka ndodhi në pediatrinë e Vlorës

Gjithçka ndodhi në pediatrinë e Vlorës, ku foshnja qëndroi e shtruar për shkak të problemeve me shëndetin. Në kërkim të Benedetës janë vëlla e motër, nga babai, të cilët në një lidhje me viber, i dërgojnë një mesazh nga Italia. Vajzën e çuam në pedriatrinë e Vlorës, sepse ishte e sëmurë me verdhëz. Në atë kohë shkoi çifti italian, nuk e di sesi e morën vajzën nga spitali, por e mbajtën në hotel për 5 ditë.

Nuk e di sesi i bënë letrat. E morën dhe shkuan në Itali. Kur shkuam ta merrnim nga spitali i Vlorës, nuk na e dhanë. Babai ka firmosur një dokument kur çifti italian erdhi tek shtëpia. Babai donte ta sillte vajzën në jetimoren e tiranës, pasi nuk kishim kushte për ta rritur. Pas 10 ditësh ka shkuar çifti italian për ta marrë.

Ata kishin ardhur nga italia për të birësuar një fëmijë. Motra ka kaluar automatikisht në shtëpinë e foshnjes Vlorë. Qendra Distrofike i dha adresën e babait. Çifti italian ka ardhur dy herë në banesën tonë. Babai i tha: unë ta jap vajzën me një kusht: që ajo të ketë komunikim me mua dhe vëllezërit. Unë kam shkuar te avokati gjatë kësaj kohe. I shkruajti çiftit italian dhe ata erdhën në Shqipëri për drekë te shtëpia jonë vetëm, pa vajzën.

Ata thanë se kur të rritet vajzës do t’i tregojmë të vërtetën, por nuk e mbajtën fjalën. Birësimi ishte bërë sipas procedurave. Vajza ka qenë e regjistruar në trungun familjar. Çifti na dërgoi një letër me 5 janar të vitit 1992, ku shkruhej: “Vajza, ka bërë progres. Kemi bërë disa shpenzime nëpër spitale për të. Do mbajmë kontakt përherë bashkë”. Në vitin 1998 emigrova në Itali. Pas shumë përpjekjeve, vëllai arriti të lokalizojë vendndodhjen e Beneddettës, por pa mundur të lidhet me të.

Me lot në sy vëllai i drejtohet në italisht, motrës që u rrit larg tyre  Di që motra jeton në Pisa. Unë shkova atje, por nuk e gjeta banesën e saj. E pamundur të lidhem me prindërit birësues. Në qoftë se ka dëshirë të na takoje, i ka dyert e hapura. Beneddeta ti voglio bene. Ti voglio conoscere. Babi ka lënë këtë amanet: “më gjeni gocën para se të mbyll sytë”, përlotet Ismeti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron 3 milionë euro pasuri të ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri!

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar pasuri me vlerë tre milionë euro pasuri ish-shefit të Operacionales, Oltion…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet trafiku i drogës/ Policia shqiptare operacion të përbashkët me policinë italiane, 4 shtetas në kërkim

Një operacion i përbashkët i Policisë Shqiptarë me Policinë Italiane ka goditur një organizatë kriminale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pse s’më tregove që Alma më pa me të dashurën time?”/ Tragjedia në Shkodër, detaje të reja: Burri i 39-vjeçares i bllokonte thirrjet në telefon, kunatës i tha se…!

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj të mitur në lumin Buna, ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Historia kriminale e familjes së vrasësit të policit në Fier: Babai u dënua me 20 vite për vrasjen e kunatit, dy vëllezërit…

RENEA dhe Policia e Fierit po vijojnë me kërkimet për kapjen e autorit të vrasjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali seksual/ Ankimuan vendimin e GJKKO, Apeli cakton datën se kur do mbahet seanca për Gjicin e Alma Kaçin

Ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici dhe Alma Kaçi të përfshirë në skandalin seksual…

LEXO ME SHUME