Categories Lajme

Historiania shqiptare “çmend” grekët: S’ka popull helen

Pak ditë më parë historiani Arben Llalla publikoi kopertinën e librit të pedagogut të greqishtes në Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, Panajot Barka që ngre dyshime mbi shqiptarët, origjinën e Skënderbeut dhe flamurit kombëtar

Për të folur mbi këtë temë e ftuar në emisionin ’45 Minuta’ ishte historiania Elena Kocaqi.

Ajo u shpreh se libri i Panajot Barkës është politik dhe tendencioz. “Ai është shqiptar për vete, por nuk njeh burimet historike si duhet, të flasësh për këto gjëra duhet të jesh historian profesionist. Ky është një libër politik, tendencioz.

Shqiptarët janë populli më autokton në Europë, para grekëve dhe romakëve dhe çdokujt. Përveç disa njerëz ekstremistë në Ballkan që e vendosin në diskutim këtë. Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve dhe pellazgëve. Shqiptarët kanë qenë popull kristiano-ortodoks para se të vinin osmanët. Burimet historike janë të plota që tregojnë një autoktoni të shqiptarëve. Dëgjova edhe dyshimet mbi Skënderbeun, por nuk e kuptoj këtë injorancë. E gjithë kjo bëhet politikisht për të manipuluar historinë” tha ajo.

Më pas Elena Kocaqi u ndal te historia e vendit fqinj duke deklaruar se nuk ka popull grek, por identitet pellazgo-ilir në të dy anët e kufirit. “Nuk mund të jesh pasardhësi i helenëve antikë. Helenët janë të lidhur me shqiptarët. Në epokën e luftës së Trojës, ne na është thënë se luftojnë trojanët me grekët. Shohim burime historike dhe nuk përmendet kurrë termi grek, por autorët përmendin fise ilire dhe nga ana e akejve dhe popull pellazg, aty nuk përmenden grekë.

Po Kali i Trojës dhe Elena? Janë pellazgë” tha ajo. Sipas Kocaqit, Greqia u ka vjedhur historinë të tjerëve duke e manipuluar, ndërsa shtoi se është e gatshme që të përballet me historianë grekë. “Greqisë po i more edhe antikitetin ngelet pa histori, shikon t’u vjedhë historinë të tjerëve.

Greqia nuk mund të mbahet më me mashtrime, nëse nuk i shikojmë ne tani do i shikojnë ata pas 100 vitesh. E vërteta shkencore në lidhje me Greqinë është manipuluar. As mua nuk më besohej në fillim. Jam gati të përballem me historianë grekë. Me kë të jetë nuk e kam problem. Unë në libër kam cituar vetëm autorë antik, jo modernë. Libri ka një muaj që ka dalë dhe besoj që duhet të shpërndahet në biblioteka. Mendoj që duhet ta lexojnë studentët. Unë këto që them i mbështes në fakte historike”.

E ndërsa u shpreh se grekët edhe emrin e shtetit e kanë tonin, në fund historiania foli edhe për origjinën e kryeministrit grek Tsipras dhe negociatat që po bëhen mes dy vendeve, ku mes kërkesave grekët kanë edhe heqjen e fjalës Çamëri nga tekstet. “Delegacionet e dy vendeve nuk duhet të vendosin asgjë, pasi i vendosin historianët, janë çështje shkencore historike, jo politike.

Termi çam nuk mund të hiqet. Tsipras po të ishte çam mysliman do të ishte në Shqipëri sot do ta kishin dëbuar. Historia e Greqisë është false. Ata po t’iu gërryesh dalin të gjithë arvanitas. Manipulimi është bërë në shekullin e 19-20, madje edhe Greqia me Maqedoninë zihen kot se ata janë shqiptarë. Të vetmit trashgimtarë të Greqisë antike janë shqiptarët. Ata edhe kreun e kishës e kanë arvanitas” përfundoi Elena Kocaqi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME