Categories Lajme

Humbi betejën me COVID, përcillet për në banesën e fundit aktori i njohur Guljem Radoja

Pas rreth një muaji ‘lu ftë’ me jetën që nuk ia doli të fitonte betejën me covid-19 është përcjellë në banesën e fundit aktori Guljelm Radoja.

Ceremonia ka qenë shumë private, pasi ka qenë amaneti i aktorit që të mos kishte ceremoni zyrtare. Megjithatë dhjetëra qytetarët, shokë, të afërm, miq mes tyre figura të shquara të skenës shqiptare kanë shkuar për ti dhënë lamtumirën e fundit aktorit.

Regjisorja e Teatrit “Aleksandër Moisiu” Driada Dervishi tha se kjo është një ditë e trishtë pasi humbja e aktorit është një dhimbje e madhe për të gjithë.

“Është një dhimbje shumë e madhe që në radhë të parë u takon familjarëve, por zysh Lida me shumë modesti tha Guljelmi nuk ishte vetëm i imi ishte i gjithë Shqipërisë dhe unë besoj se kjo humbje është për të gjithë. Është një ditë shumë e trishtë.

Ndoshta nuk do të na duket e pabesueshme kur të shohim gjithë pasurinë kulturore që ai na ka lënë dhe në këtë rats është i vetmi ngushëllim. Do të kemi të vetmin ngushëllim sa herë që të na mungoje”, tha ajo.

Gjatë përcjelljes nuk pati fjalime ceremoniale për të respektuar porosinë që kishte lënë. Artisti Radoja ka luajtur në të gjitha skenat teatrore në vend.

Në kinematografi është angazhuar në shumë rreth 30 role, ku ndër më të rëndësishmit është ai i Petro Nini Luarasit te filmi “Kush v des në këmbë” apo edhe te , “Gjurma”, “Mësonjëtorja”, “Kthimi i ushtrisë së vd ekur”, “Kolonel Bunker” etj. Ai ishte nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME