Categories Lajme

Humbi fëmijën gjatë lindjes, çifti rr.ëqeth me historinë e tyre të t.rishtë

Kimetja priste të sillte në jetë dy binjakë, por u kthye në shtëpi vetëm me vajzën. Gjatë lindjes së fëmijës së dytë mjekët nuk ja dolën mbanë t’ja vendosnin të gjallë në krahë të birin.

“Pashë dorën dhe ju kërkova mjekëve, ku është djali ata më thanë se ka lindur i lodhur, pastaj pyeta mjekun tjetër.. por kur dëgjova të bërtiturat e tim shoqi e kuptova”, tregon ajo.

Çifti ka dorëzuar kallëzim në prokurori për mjekët dhe për këtë dosje ka nisur hetim për mjekim të pakujdesshëm.
“Nuk më duket normale të lindësh në Tiranë dhe të iki fëmija .. se e kuptoj po të kishte ndodhur në Tropoje apo gjetkë”, thotë i ati.

Fakti që dy fëmijët më të rritur i kanë sjellë në jetë kur ishin emigrantë jashtë vendit, e shtyn Shkëlzenin ta krahasojë ngjarjen me Belgjikën.

“Kur isha në Belgjikë më shtynë e më futën me pahir në spital më thanë filmoje fëmijën, pastaj 40 ditë na vinte doktoresha në shtëpi dhe unë mbaja një ditar sa hëngri, çfarë piu e sa peshonte”, tregon i ati.

Por përse mendon 39 vjeçari që mjekët janë treguar të pavëmëndshëm.

“Pas operacionit më thirri doktori anash, e më thotë që djali jot ka këput kordoni. Po pse i thashë, si ka mundësi. Gjëra që ndodhin më tha. Ai i quante normale këto gjëra”, tha ai.

Zakonisht dosjet për hetimin e mjekëve janë të vështira për tu hetuar, pasi veprimet varen nga ekspertiza e mjekesisë ligjore./ Tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME