Categories Lajme

Humbi nënën nga covid-i, gazetarja e njohur pjesë e fushatës së vaksinimit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar videomesazhin e gazetares së njohur Jonida Shehu, e cila humbi nënën për shkak të COVID-19. Në mesazhin e saj gazetarja Jonida Shehu, rrëfen për humbjen e dhimbshme, teksa vë theksin tek vaksinimi ndaj COVID-19, me qëllim ruajtjen e shëndetit. “Është shumë e freskët koha e këtij COVID-i fatal në familjen tonë. Në të gjitha mendimet që më vijnë këto ditë pas ikjes së mamit është vetëm një konstante, që asnjëherë unë nuk mendova që do të ikte nga COVID-19. Pas nënës time unë kam pasur në familje edhe njerëz të tjerë që janë infektuar, që për fat të mirë ishin vaksinuar, nuk e kaluan të thjeshtë COVID-in, por sot janë! Dhe kjo më mjafton për të menduar që shtyja e kohës së vaksinës ishte besoj një gabim”, rrëfen Jonida Shehu.

Duke treguar eksperiencën e saj familjare, gazetarja u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen ndaj COVID-19 sa më parë. “Mundësia që vaksina të të shtojë qoftë edhe një përqindje pro armëve të tua në raport me virusin, duke marrë parasysh se sa i tmerrshëm është dhe se sa i paparashikuar është ai, ja vlen! Nuk është nesër koha e duhur, është sot ose dje nëse mundesh. Mbase, mbase gjërat do të kishin rrjedhur ndryshe nëse do ta kisha menduar kështu para pak muajsh”, -tregon Shehu. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi për të rritur me tej sensibilizimin për rëndësinë e vaksinimit ndaj COVID-19.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME