Lajme

I arrestuar për korrupsion, Lefter Koka shtrohet në spital

Ish-ministri i Mjedisit Lefeter Koka, i arrestuar për aferën e inceneratorëve, është shtuar në spitalin e Burgut në Tiranë. Mësohet se ish-ministri Lefter Koka ndodhet në spitalin e b urgut për shkak të një problemi shëndetësor. Gjendja e ish-ministrit është e mirë dhe pa probleme serioze, por ndodhet nën kujdesin mjekësor. Burimet bëjnë me dije se Lefter Koka ndodhet në spital prej disa ditësh.

Më 2 janar, Gjykata e Posaçme e Apelit la në burg Lefter Kokën. Më herët Koka kishte kërkuar lirinë në Apel me argumentin se nuk kishte rrezikshmëri dhe do qëndronte bashkëpunues me drejtësinë.

Kujtojmë që Lefter Koka akuzohet për “shpërdorim detyre”, “pastrim parash” dhe “korrupsion” në kohën kur drejtonte Ministrinë e Mjedisit. Ish-ministri i Mjedisit akuzohet se ka përfituar mbi 3 milionë euro për të ndikuar në tenderin e inceneratorit të Elbasanit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close