Lajme

I dënuar për vrasjen e kryepolicit të Shkodrës, ekstradohet nga Gjermania Genc Tafili

Ekstradohet nga Gjermania, Genc Tafili. Ai është dërguar në burgun e Fierit.

Tafili u arrestua në muajin janar, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e kryepolicit të Shkodrës, Arben Zylyftari.

Zylyftari u vra në gusht të vitit 2000, pas një shkëmbimi zjarri me dy vëllezërit Admir e Genc Tafili.

Kryepolici i Shkodrës, Arben Zylyftari, u vra në krye të detyrës me një breshëri plumbash automatiku gjatë drejtimit të një operacioni kundër dy personave të kërkuar.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close