Categories Lajme

I dénuar përjetë me biznese të fuqishme në Shqipëri, si u ekzékutua kuksiani i ‘tmérrshëm’ në makinën luksoze

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzèkutimi i sotëm i 40-vjeçarit, Hekuran Billa. Burime bëjnë me dije se ai njihej edhe me emrin Herland Bilali ndërkohë që ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për larje hesàpesh pasi ai kishte ekzékutuar në vitin 2006 në Britaninë e Madhe një 22-vjeçar me emrin Prel Marku të cilin e ka qèlluar me plùmb në kokë duke i marrë jètën në vend.

Billa është akùzuar edhe për pròstitucion ndërsa njihet si aùtori i dy plàgosjeve të tjera në Londër. 40-vjeçari ishte dènuar nga drejtésia angleze me bùrgim të përjetshëm. Por ajo çfarë është e hàbitshme ka të bëjë me faktin se ai kishte krijuar në kryeqytet një biznes privat, ndërkohë që një i kèrkuar ndërkombëtarisht për krìme aq të rènda udhëtonte nëpër Tiranë me mjetin e tij luksoz mbi të cilin edhe u ekzèkutua sot, një “BMW X6”.

Billa kishte një biznes makinash me qera, ndërsa kjo provohet nga burimet për Faxweb.al që thonë se në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton të jetë pronar me 100 për qind i subjektit ‘Car Rent Albania’, biznes që është regjistruar në janar të këtij viti, ndërsa administrator është një tjetër person.

Hekuran Billa ka për objekt të biznesit të hapur të drejtën për lavazhe, restorante e lokale, ndërsa njihet si “kuksiani i makinave me qera”, ku kishte tre pika, një prej të cilave në Komunën e Parisit vend ku edhe u qèllua sot për vdèkje ndërsa mësohet se është përdorur silenciator pasi krìsmat e àrmës nuk janë dëgjuar në zonë. Forca të shumta pólicie kanë rrethuar zonën në kërkim të aùtorit/ëve.

“Më datë 11.06.2020, rreth orës 22:00, tek Komuna e Parisit në rrethana ende të paqarta është vràrë më àrmë zjàrri shtetasi H.B., 40 vjeç, i cili po qarkullonte me mjetin e tij. Menjëherë forca të shumta pòlicie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kàpjen e aùtorit.

Menjëherë është ngritur Grupi hètimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe sekùestrimin e çdo prove të vlefshme qê do çojë në identifikimin e aùtorit.”, njofton pòlicia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME