19-vjeçari që përplasi kalimtaren 30-vjeçare Xhesina Gega në Tiranë pak orë më parë është Jehon Breçani.
I riu është djali i ish-zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani. Mësohet se e reja është në spital në gjendje të rëndë për jetën pasi përplasja me makinën i ka këputur këmbën.
Ajo ishte duke pritur autobusin mbi trotuar, duke mos patur asnjë lloj faji ndersa shkak per aksidentin mund te kete qene shpejtesia e te riut, dhe lageshtia ne rruge.