Categories Lajme

“I kërkova 60 mijë lekë që m’i kishte borxh”, dëshmia e autorit që vrau fqinjën

Gruaja 64 vjecare Fatime Suli u gjet e vrarë këtë mëngjes në një kanal në Kuçovë, ndërsa disa orë më vonë, i dyshuari Fetah Marra ka pranuar autorësinë e krimit.

Burime të policisë së Kuçovës që zbardhën brenda disa orësh krimin, thanë për Top Channel se Marra ka pranuar se e ka mbytur 64-vjeçaren, me të cilën dyshohet se ka pasur dhe marrëdhënie i ntime, pasi ka refuzuar t’i kthejë një borxh monetar, që ia kishte marrë para dy vitesh.

“I kërkova borxhin prej 60.000 lekësh, mu përgjigj nuk ta jap, më tregoi bërrylin, më qëlloi me gurë dhe pastaj e mbyta me krah”, ka rrëfyer ai përballë efektivëve.

Burimet tregojnë se kanë qenë banorët, që kanë parë 58-vjeçarin pranë vendngjarjes. Më vonë, ai është kapur nga policia në stanin ku punonte si bari.

Dhe nga ekzaminimi i bërë në morg, Fatime Suli rezulton se është mbytur dhe trupi i pajetë është hedhur në afërsi të shtratit të lumit Devoll. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME