Categories Lajme

I kishte borxh shqiptarit lekët e dr.ogës, italiania merr vendimin e çuditshëm

Një ngjarje shumë e rrallë dhe shumë e çuditshme ka ndodhur në Itali, ku personazh është bërë një shqiptar trafikant dr.og.e dhe një shtetase italiane. Kjo e fundit për shkak të një borxhi të pashlyer që kishte ndaj shqiptarit të akumuluar nga dr.og.a që i kishte blerë ishte detyruar nga ky i fundit të lidhej në martesë me qëllim që shqiptari të merrte nënshtetësinë italiane.

Zbulimi është bërë nga policia italiane që ka dyshuar që në fillim lidhur mbi këtë martesë. Mediet italiane shkruajnë se bëhet fjalë për një shqiptar 42-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Po sipas mediave vajza nga Brescia kishte akumuluar një borxh prej 1 mijë eurosh, pasi i kishte blerë ko.ka.inë shqiptarit por nuk dinte si ta shlyente.

Për të shlyer borxhin ishte menduar që të kryhej martesa me shqiptarin, të cilit do t’i jepte edhe shtetësinë italiane në këmbim të parave. Gjithçka ishte e mirë organizuar deri në detaje, duke filluar nga ceremonia në bashki, dëshmitarët, të cilët ishin miqtë e vajzës. Këta nuk ishin të vetëdijshëm për atë që po ndodhte.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME