Categories Lajme

I krijuar për të “shpëtuar botën”, brenda jahtit bërthamor superluksoz

Nëse do të ndërtohej, kjo anije luksoze kërkimore, e cila do të pagëzohej si Toka 300, do të mbizotëronte edhe mbi jahtin më të madh në botë. Anija e propozuar synon të kombinojë luksin e një super jahti dhe ta bashkojë atë me kërkimin shkencor, sipas Aaron Olivera, sipërmarrësit që qëndron pas idesë.

“Pse të mos marrim njerëzit më të pasur në botë, t’i tërheqim së bashku me shkencëtarët më të zgjuar dhe më të ndritur dhe t’i lejojmë ata të përjetojnë atë që po ndodh në dorën e parë?” pyet Olivera.

Edhe pse është vetëm një koncept për momentin, ka plane për tu vënë në jetë përfundimisht me anë të një reaktor me kripë të shkrirë, një lloj reaktori bërthamor modern, duke lejuar që anija të qëndrojë në det pafundësisht, me një autonomi të plotë energjetike.

Sipas një llogaritje nga antropologët e Universitetit të Indianës, një Jaht emeton mbi 7,000 ton CO2 në vit. Shumëzuar me 300 – afërsisht numri i super -jahteve në të gjithë botën – që është e barabartë me mbi 2 milion ton CO2, më shumë se emetimet individuale vjetore të rreth një të katërtës së vendeve të botës.

Tani është propozuar qe luksi të bashkohet me kërkimin shkencor për të krijuar këtë Jaht pa emetime që do të bashkojë shkencëtarët e klimës dhe të pasurit në një përpjekje të guximshme për të shpëtuar planetin.

Jahti luksoz planifikohet që të jetë të paktën 80 metra. Sipas një llogaritje nga antropologët e Universitetit të Indianës, ky super jaht do të ketë një ekuipazh të përhershëm, një pistë helikopteri, por edhe nëndetëse.

Kapaciteti i Jahtit do të jetë 425 persona por edhe 165 ekuipazh dhe 160 shkencëtarë.

Me 700 milionë dollarë, kostoja e parashikuar e Earth 300 është dyfishi i asaj të REV Ocean, dhe Olivera po shikon kantieret e anijeve në Gjermani dhe Korenë e Jugut për ndërtimin. Ai thotë se dizajni paraprak i anijes dhe inxhinieria detare janë përfunduar dhe shpreson të jetë gati për një udhëtim të parë këtë dekadë./ABC

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME