Categories Lajme

I mbijetoi tërmetit në Turqi, përlotet shqiptari: Si zbrita nga kati i 12-të

Nje seri termetesh goditi Turqine prej oreve te para te mengjesit te sotem.  Nje ngjarje teper e rende qe ka prodhuar histori prekese njerezore.

Bruno Dodi një nga të mbijetuarit e tërmetit në Turqi, rrëfeu në një intervistë ekskluzive në Euronews Albania, përjetimit e tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqinë.  Ai tha se ndodhej në katin e 12-të të një hoteli në momentin që ndjeu goditjen e fuqishme rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Mes lotësh ai tha se doli menjëherë në korridor dhe mundi të zbriste përmes shkallëve. Dodi tha se gjatë kohës që po zbriste rrëmbeu dhe një fëmijë që ndodhej aty dhe e nxori jashtë. “Unë ndodhesha në kat të 12-të në hotel, u mundova të hapja derën se isha shtrirë. Hapa derën dhe ika me vrap nga shkallët.

Shikoja në shkallë njerëz të shtrirë se binin nga lëkundjet, por dhe nga paniku. Aty pashë një grua me dy tre fëmijë dhe mora një nga ata fëmijët dhe zbrita nga shkallët. Zoti e di si kam dalë. Gjithë personat dolën jashtë, Disa ngecën nëpër dhoma se u bllokuan dhe dyert. Ishte një tërmet shumë i fortë, i frikshëm. Ka njerëz nëpër rrënoja, me baballarë, me fëmijë me gra dhe me burra në rrënoja. Mos të harrojmë që Turqia na ndihmoi në tërmetin e vitit 2019”, tha Dodi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME