Categories Lajme

I merrte para pacientëve, procedohet mjekja gjinekologe në spitalin e Beratit

Një mjeke gjinekologe  në spitalin rajonal të Beratit është proceduar penalisht pasi është zbuluar se i merrte para pacientëve. Mjekja gjinekologe E.Sh gjatë gjatë kryerjes së vizitave dhe operacioneve të lindjes, merrte vlera monetare nga familjarët e shtetaseve që i nënshtroheshin operacionit për të kryer lindjen. Uniformat blu gjithashtu bëjnë me dije se u procedua penalisht edhe shtetasja M.G,  e cila i ofroi një shumë parash mjekes për të kryer operacionin për kunatën me  qëllim lindjen e fëmijës. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumetimin e plotë ligjor.

Berat-Informacion- Procedohet penalisht një mjeke gjinekologe e Spitalit Rajonal Berat për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Procedohet penalisht edhe një shtetase për “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne funksione publike” Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Berat, pas nje hetimi 5 mujor, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykates së Shkallës së Parë Berat, bënë të mundur dokumentimin me prova ligjore të përfitimit në menyrë të parregullt në disa raste të vlerave monetare nga mjekja  gjinekologe E.Sh, pranë Spitalit Rajonal Berat.

Nga hetimit rezultoi se kjo mjeke gjatë kryerjes së vizitave dhe operacjoneve të lindjes, merrte vlera monetare nga familjarët e shtetaseve që i nënshtroheshin operacionit për të kryer lindjen. Gjithashtu u procedua penalisht edhe shtetasja M.G,  e cila i ofroi një shumë parash mjekes për të kryer operacionin për kunatën me  qëllim lindjen e fëmijës.Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumetimin e plotë ligjor. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtjeshme për veprat  penale  “Shpërdorimi i detyres”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe  “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME