Categories Lajme

I mori jetën të birit, avokati: Gjendja e Skënderit është e rënduar, ai nuk ka dashur…

Avokati i biznesmenit Skënder Krasniqi, i cili i mori jetën të birit Albert Krasniqi tragjikisht, në Prishtinë pretendon se ngjarja ka ndodhur pa dashje. Sipas mediave vendase, avokati Ramiz Krasniqi deklaroi se gjendja e Skënderit ka qenë tepër e rënduar dhe se stafi i burgut i jep qetësues kur ka kriza, por ditën e sotme ai është më i stabilizuar.

“Edhe sot jam taku me Skendërin, është pak më mirë, e falënderojmë stafin e burgut i kanë nejt shumë gati, ai kur e ka ndonjë krizë i japin ndonjë qetësues dhe në krahasim me ditën kur është caktu paraburgimi ai është më mirë”.

Ai tregoi po ashtu se Skënderi ende nuk ka deklaruar asgjë para prokurorëve pasi është mbrojtur në heshtje. “Skenderi është mbrojtur në heshtje, s’ka ndeklaru asgjë. Vetëm mu kur më ka thirrë më ka thënë Ramiz me dorë aksidentalisht më ka kërsit alltia, sepse alltia ka qenë e Albertit. Ar ma pa leje ka qenë, nuk e di kur e ka ble Alberti armën”.

“Unë nuk e di së çka kanë deklaru familjarët, por e di që është aksidentale, ashtu më ka thënë Skenderi. Tani ta shohim se çfarë po flasin pamjet e kamerave. Me gjasë ka pas kamera, i kanë tërheq policia, por tash a kanë qenë funskionale a jo nuk e di se nuk e kam pa atë pjesë. Ajo pjesë ka qenë me kamera, por nuk e di e di që policia ka shku dhe besoj që I kanë tërheq”, tha Ramiz Krasniq

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME