Categories Lajme

I mori jetën vëllait më të vogël, flet i riu: Nuk e mbaj mend

I riu nga Dibra i cili 5 ditë më parë i mori jetën vëllait të tij më të vogël është lënë sot pas hekurave nga togat e zeza. Tonuzi është shprehur sot se nuk i kujtohet asgjë nga ngjarja e rëndë.

“Nuk di se ç’kam bërë, nuk isha i vetëdijshëm për aktin e kryer” tha ai duke mos deklaruar asgjë tjetër. Florian Tonuzi, 26 vjeç, qël loi me thik ë vëllain e tij Benard Tonuzin,22 vjeç.

Dy të rinjtë kishin dalë në mbrëmje dhe kur janë kthyer në shtëpi i kanë kërkuar babait të hapte derën. Por sapo ai e ka hapur vëllai i madh ka kryer aktin para syve të të atit. Ai u kap një ditë më vonë pasi iu afrua shtëpisë dhe u pikas nga djemtë e fshatit.

Për kapjen e tij ndihmoi edhe e ëma e cila e bindi të birin të dorëzohej duke i thënë se të paktëën donte të kishte atë. Ajo kërkoi që djalit t’i jepej bukë në burg dhe të mos vihej dorë mbi të. Dyshohet se i riu mund të ketë qenë nën efektin e substancave të ndaluara kur ka kryer aktin, pasi ka qenë përdorues i tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME