Categories Lajme

I morren lekët në mes të Tiranës, zbulohet shuma që i morën 55 vjeçarit

Një grabitje ka ndodhur në mes të Tiranës, ditën e sotme. Rreth orës 08:40 në rrugën e Kavajës në kryqëzimin me rrugën “Mihal Duri”, Qani Zili, 55 vjeç, i cili po udhëtonte motor dhe transportonte vlera monetare nga një pikë e këmbimit valutor në një pikë tjetër ka rënë pre e dhunës dhe e grabitjes nga dy persona.

Këto të fundit i janë afruar me një motor pa targa dhe e kanë goditur me sende të forta në skafandë. Nga g oditjet e shumta, Qani Zili është rrëzuar nga motori. Në këtë moment dy autorët i kanë marrë edhe një shumë të konsiderueshme parash.

G rabitësit kanë mundur t’i marrin punonjësit të Exchange një shumë prej tre milion lekësh të vjetër. Pasi kanë grabitur shumën e parave, dy autorët kanë tentuar të largohen por pak metra më tutje ata janë përplasur me një makinë.

Në këtë moment ata kanë braktisur motorin dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë. Mësohet se autorët kanë qenë të maskuar ndërsa pritet që të hapen edhe kamerat e sigurisë për të hedhur më shumë dritë rreth ngjarjes. Ndërkohë po ekzaminohen edhe të dy motorët që janë gjetur në vendin e ngjarjes për të parë nëse ka gjurmë nga autorët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME