Categories Lajme

I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë, si do të luhaten temperaturat sot

Vijojmë të dominohemi nga temperaturat shumë të larta si pasojë e valëve të të nxehtit. Kushtet e motit do të jenë në ndikimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të ditës. Pritet që pas mesdite herë pas here të ketë kalime të pakta të vranësirave të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore. Por sipas MeteoAlb, nuk do të ketë reshje.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 38°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Masat ajrore me origjinë nga Afrika që kanë përfshirë të gjithë rajonin e Ballkanit, po sjellin temperatura shumë të larta edhe në Kosovë ku maksimumet do të ngjiten edhe në 35°C. Moti vijon të jetë në dominimin e kthjellimeve, por herë pas here ka kalime të lehta të vranësirave në pjesën e dytë të ditës.

Mbeten temperaturat shumë të larta prezente në Maqedoninë e Veriut, kjo si pasojë e valës së nxehtë. Për sa i përket kushteve atmosferike do të kemi orë të shumta me diell në një pjesë të mirë të Maqedonisë së Veriut. Ndërsa në Veriperëndim dhe në Jug të Maqedonisë së Veriut do të ketë kalime të lehta të vranësirave pas mesdite.

Jugu i kontinentit dhe pjesa më e madhe e Europës Qendrore do të jenë në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Po ashtu dhe Britania e Madhe do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash. Ndërsa Skandinavia dhe Lindja e kontinentit do të jenë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të krijojnë mundësi për reshje. Me rrebeshe afatshkurtra dhe të izoluara do të jetë pjesërisht dhe Europa Qendrore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME