Categories Lajme

I përmendi divorcin, kush është personi që qëlloi mbi kreun e njësisë administrative Kotë

Ky që shihni në foton e mëposhtme është Admir Delaj, i cili vrau dje në lokalin e fshatit Kot, kreun e njësisë administrative Fatmir Hodo. Në foton e mëposhtme siguruar nga Faxweb.al shihet qartë dhe arma e llojit çifte më të cilën është kryer vrasja.

Si ndodhi ngjarja:

Burime bëjnë me dije se sherri mes Hodos dhe autorit të vrasjes Admir Delaj ka nisur fillimisht për arsye politike, dhe më pas ka degjeneruar, duke i përmendur njëri-tjetrit dhe familjarët.

Mes të dyve ka pasur dhe debate të hershme për një gardh, para disa vitesh kanë pasur nje debat për shtyrjen e një gardhi  në tokat bujqësore. Konflikt që është zgjidhur asokohe.

Të premten e djeshme, teksa ishin duke konsumuar një kafe në ambientet e lokalit, mësohet se autori i ka kërkuar llogari viktimës se pse ky i fundit nuk ka këmbëngulur për ta bërë Gumenicën pjesë të 100 fshatrave.

Gjatë konfliktit për tema politike debati ka gjeneruar në ofendime për familjet e secilit. Burime bëjnëme dije se viktima i ka përmendur divorcin autorit, ndërsa ky i fundit ka shkuar në makinën që e kishte pak metra larg lokalit, ka marrë armën dhe ka qëlluar në një distancë të afërt mbi viktimën.

Gjatë dëshmisë dhënë për efektivët e policisë autori ka pranuar se e ka kryer krimin ne gjakënxehtësi.

“Isha i pirë”, mësohet të ketë thenë ai para policisë. “Kemi bërë fjalë dhe une u nxeha”.

Sa i përket mbajtjes së armës Delaj është shprehur: E mbaja për gjah, do ikja për gjah ndaj e kisha në makinë.

Theksojmë se arma e tij çifte me të cilin qëlloi mbi Hodon, ka qenë me leje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME