Categories Lajme

I publikuan videon e tradhtisë, 23-vjeçarja në gjendje të rëndë. Policia e merr në mbrojtje, ndjekje penale vjehrrin e vjehrrën: E dhunuan

Policia ka çuar në ndjekje penale vjehrrin dhe vjehrrën e 23-vjeçares nga fshati Togez i Librazhdit, pasi e dhunuan, e filmuan dhe videon e shpërndanë në rrjete sociale.

23-vjeçarja ka marrë urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje, ndërsa disa herë ka qenë e strehuar tek Forumi i Gruas në Elbasan pasi ishte dhunuar.

Mësohet se vajza e re aktualisht ndodhet në spital në gjendje të rëndë psikologjike, por ka dhe dëmtime fizike pas dhunës që i është ushtruar, ndërsa policia tashmë e ka marrë në mbrojtje.

Bashkëshorti ishte emigrant në Londër dhe kjo ishte hera e dytë që familja e burrit e gjente nusen me të dashurin.

Sipas informacioneve, nusja e  ka shtëpinë në emër të saj dhe nuk ikën. Ajo shprehet se vjehrri dhe vjehrra duhet të ikin, pasi kur janë martuar babai i saj i ka dhënë paratë për të ndërtuar shtëpinë.

Vajza ka shkuar tek shtëpia e prindërve në Gizavesh të Librazhdit.

Kujtojmë se videoja ku vjehrri, vjehrra dhe të tjerë gjejnë dhe dhunojnë të renë janë publikuar dhe bërë virale në rrjete sociale.

Ky rast i rëndë i shtohet listës së gjatë të ngjarjeve ku vajzat dhe gratë trajtohen si prona të burrave, pa të drejta dhe pa mbështetje, të cilat mund të diskriminohen, të dhunohen dhe më ekstremja, të vriten, ndërsa jetojmë në një vend të lirë.

Vendi ynë është përballur ndër vite me vrasje nga më ekstreme të grave dhe në shumicën e rasteve autorët ishin bashkëshortët e tyre

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME