Një mjek dhe dy infermierë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në spitalin e Korçës pasi i shërbyen 82- vjeçares e cila u shënua si rast i ri. Bëjnë me dije se mjeku dhe infermierët i kanë shërbyer të infektuarës me koronavirus prej disa ditësh teksa ajo ishte e shtruar. Ndërkohë kjo e moshuar është bërë shkak i një vatre të re në Korçë, ku 5 kontakte të afërta të saj rezultuan pozitivë, mes tyre një punonjës i Bashkisë së Korçës.
Categories
Lajme