Categories Lajme

I vihet flaka makinës së biznesmenit të hidrokarbureve në Lezhë/ Ndue Pjetrushi: S’kam konflikte me asnjë!

Makinës së një biznesmejni të njohur në Lezhës, i është vënë flaka. Mësohet se bëhet fjalë për biznesmenin Ndue Pjetrushi (Noshi), 66-vjeç, i cili ushtron aktivitet në fushën e hidrokarbureve dhe zjarrvënia dyshohet se është e qëllimshme. Automjeti tip Benz ndodhej i parkuar në anë të rrugës, para shtëpisë së tij në Lezhë, ku edhe u përfshi nga flakët.

Kanë qenë familjarët të cilët kanë dëgjuar një shpërthim dhe në momentin që kanë dalë nga shtëpia kanë parë mjetin që ishte përfshirë nga flakët. Mësohet se kamerat e sigurisë nuk kanë qenë në punë për shkak se 66-vjeçari i kishte dërguar për riparim vetëm pak ditë më parë, Ndue Pjetrushi nuk njihet si një person me precedent penal, ndërsa për Report Tv ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm.Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, teksa ende nuk dihen shkaqet.

‘Rreth orës 04:00, në Ishull Shëngjin, është konstatuar duke u djegur mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit N. P. 66 vjeç, banues në Lezhë. Mjeti ka qenë i parkuar në anë rruge dhe për pasojë është djegur plotësisht. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe përcaktimin e shkakut te djegies.‘- njofton policia.

Ndue Pjetrushi, tha për Report Tv se ai nuk ka konflikte me asnjë person, megjithatë pret nga hetimet që të zbardhi ngjarje.

‘Rreth orës 4 pa 10 kam dergjur se isha në gjumë, një shpërthim. Kam dalë në ballkon dhe kam parë makinë duke u djegur. Në moment ka lajmëruar policinë. Erdhi dhe zjarrfikësja, e fikën zjarrin dhe kaq ishte. Nuk kam asnjë konflikt me kurrkënd. Kush më njeh e dinë që nuk jam i problemeve. Kam biznes transport nafte Shqipëri-Kosovë. Unë për vete nuk dyshoj, mund të jetë edhe e qëllimshme, dhe që ka marrë vetë. Unë nuk jam specialist, por e nxjerrë hetimi, ka një javë që nuk më kanë punuar kamerat e sigurisë, pasi e kisha dërguar që ta riparoj DVR.’– tha Pjetrushi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Më pushime në Vlorë, ndërron jetë turistja gjermane

Një turiste 41-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia që tronditi opinionin publik! 14 kilometra larg njëri-tjetrit, si u gjetën në pesë ditë trupat e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj, ishte një nga ngjarjet më të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Egla dhe Juli e nisin ditën me sherr. Aktorja: Pervers, shikon gratë!

Dy aktorët Juli dhe Egla kanë debatuar sërish ashpër këtë mëngjes, ku nuk kanë munguar…

LEXO ME SHUME