Categories Lajme

I vodhi çantën turistes angleze, pranga 28-vjeçarit problematik në Durrës

Vodhi çantën e një turisteje angleze, brenda së cilës kishte sende personale, arrestohet 28-vjeçari në Durrës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin K. M., 28 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Vjedhja”. 28-vjeçari, rezulton me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjeve. Gjithashtu, i riu dyshohet se është autor i një vjedhje nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë), në filialin e një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur në lagjen nr. 4, Durrës, në vitin 2018.

NJOFTIMI I POLICISË

28-vjeçari, me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjeve. Gjithashtu, ky shtetas, autor i tentativës për vjedhje nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë), në filialin e një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur në lagjen nr. 4, Durrës, në vitin 2018.

Sekuestrohen çanta e turistes angleze, me sendet personale brenda saj, si dhe një mjet prerës (thikë) që iu gjet këtij shtetasi, gjatë arrestimit.

Shërbimet e Komisariarit të Policisë Durrës dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Durrës, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në verandën e një lokali në bulevardin “Epidamn”, një shtetas i kishte vjedhur çantën një shtetaseje 42 vjeçe, nga Anglia, turiste në vendin tonë, kanë organizuar punën për identifikimin dhe arrestimin e autorit të këtij rasti.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta profesionale, shërbimet e Policisë identifikuan menjëherë autorin dhe u vunë në ndjekje të tij.

Brenda pak minutash, shërbimet e Policisë kapën dhe vunë në pranga, shtetasin K. M., 28 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”. 28-vjeçari, me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjeve. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan çanta e turistes angleze, me sendet personale brenda saj, si dhe një mjet prerës (thikë) që iu gjet shtetasit K. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. Gjithashtu, 42-vjeçarja nga Anglia ka falënderuar shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar për të përcjellë siguri për turistët që vizitojnë Durrësin dhe Shqipërinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME