Categories Lajme

I vranë e zhdukën dy miqtë Sulovari-Theodhori, lirohet nga burgu Baxheri, u lëshoi vilën me qira anëtarëve të grupit kriminal

Vijon të mbetet mister fati i rrëmbimit dhe zhdukjes në fshatin Vrinë të Sarandës, i dy personave Fatmir Sulovarit dhe Leonard Theodhorit alias “Koçole”. Dy miqtë u zhdukën në 6 Prill 2023, ndërsa tashmë i vetmi person i arrestuar për këtë ngjarje, Sofokli Baxheri, rezulton të jetë liruar nga gjykata e Sarandës.

Vendimi për zbutjen e masës së sigurisë për Baxherin nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje”, është marë pak ditë më parë, duke e lënë çështjen e dy personave të zhdukur në një mister. Një burim pranë komisariatit të Sarandës tha për “Ora News” se hetimi ndaj Baxherit do zhvillohet në gjëndje të lirë për akuzën e “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”.

Hetimi ka provuar se Baxheri, ka një aktivitet tregtar në Sarandë, që meret kryesisht me blerjen, dhënien me qëra dhe shitjen e pronave të paluajtshme. 28-vjeçari është njeriu që ka gjetur shtëpinë me qëra në fshatin Nivicë të Himarës, aty ku më pas është zbuluar prej policisë dhe makina tip “Benz-Mercedez”, me të cilën është rrëmbyer në Sarandë, Fatmir Sulovari.

Baxheri, ka dhënë një dëshmi kontradiktore përballë grupit të hetimit, duke u shprehur se shtëpinë ja kishte dhënë me qëra një personi që jetonte jashtë shtetit, të cilin nuk ja kujtonte emrin. Policia dhe prokuroria e Sarandës, janë të bindur që pikërisht në këtë shtëpi, kanë qëndruar anëtarët e grupit kriminal që kanë kryer vrasjen e dy personave Fatmir Sulovarit, Leonard Theodhorit dhe vendosjen e tritolit në banesën e ndërtuesit Afëz Kulla, ngjarje kjo e ndodhur në 5 Dhjetor 2022 në Sarandë.

Prej 4 muaj, policia dhe prokuroria e Sarandës ende nuk kanë asnjë person të arrestuar, ndërsa nuk dihet asgjë se ku janë fshehur trupat e të rinjve pas ekzekutimit. Në disa raste familjarët e viktimave kanë protestuar para komisariatit të Sarandës dhe Policisë së Shtetit në Tiranë, duke marë premtimin për zbardhjen e ngjarjes.

Por deri në këtë fazë strukturat e hetimit asgjë nuk kanë mundur të bëjnë, për identifikimin dhe lokalizimin e autorëve të rrëmbimit dhe më pas vrasjes së Sulovarit dhe Theodhorit. Dy viktimat dhe autorët e krimit kanë pasur njohje të mëparshme mes njëri-tjetrin, pasi dy personat e zhdukur kanë hipur vetë në automjetet ku janë parë për herë të fundit në Sarandë.

Ka dyshime dhe indicie se trupat e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Theodhorit, janë vrarë dhe më pas groposur në fshatin Vrinë të Sarandës. Konflikti lidhet me përplasjet e një pas njëshme dhe serinë e vrasjeve që nisi për tregtinë e drogës në ishullin e Korfuzit, dhe çoi në vrasjen e Aleksandër Sadikaj dhe Edmond Papës në Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME