Categories Lajme

“Ik në Kukës, s’keni punë ju veriorët këtu”, si nisi sherri që përfundoi me vrasje në Kavajë

Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga ngjarja e një ditë më parë në Kavajë, ku dy persona vranë njëri-tjetrin pas një sherri banal. Dy 43 vjeçarët Edmond (Armand) Gosa dhe Altin (Sali) Rexha, që mbetën të vrarë pasditen e djeshme ishin konfliktuar edhe më herët me njëri-tjetrin.

Ata u takuan në një lokal ku fillimisht kanë debatuar me fjalë. Më pas, Gosa e ka qëlluar me thikë Rexhën ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur me armë zjarri. Raportohet  se ngjarja e rëndë ka ndodhur në prezencë të fëmijës 3 vjeçar të Rexhës.“Janë sqaruar por me tone të larta janë larguar. Në momentin ku Rexha ka qenë duke hyrë në automjet, Gosa e ka qëlluar me thikë ndërkohë që Rexha i është kundërpërgjigjur 3 herë me armë zjarri. Rexha ka vdekur në vend ndërsa Gosa ka lëvizur rreth 30 metra dhe më pas është rrëzuar.”, tha gazetari.

Raportohet gjithashtu se konflikti mes tyre ka nisur pas ngacmimeve të vazhdueshme të Edmond Gosës ndaj Rexhës.

“Shko në Kukës atje ku ke familjen. Nuk keni punë ju veriorët në Kavajë”, mësohet t’i ketë thënë Gosa 43 vjeçarit kuksian, i cili jetonte prej kohësh në Kavajë.Ndërkohë policia ka shoqëruar në polici rreth 10 persona si dëshmitarë okularë të ngjarjes dhe që mund të jenë në dijeni të motivit të ngjarjes. Më pas ata janë lënë të lirë ndërkohë që policia vazhdon hetimet për të zbuluar shkakun e vërtetë të kësaj ngjarjeje./Abcnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME