Categories Lajme

“Ilir Meta do të shpallet “non grata” së shpejti”/ Reagon Presidenti

Presidenti i vendit Ilir Meta, i është përgjigjur aludimeve që qarkullojnë se ai është politikani i radhës i shpallur “non grata”. Përmes një interviste për Syri Tv, kreu i shtetit u shpreh se ai është “super grata” dhe ftoi çdo ambasador të huaj që nëse ka ndonjë mesazh për të, t’ia jap në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe jo përmes politikanëve të tjerë.

“Nëse ka ndonjë palo ambasadë apo palo shtet që ka zgjedhur një palo politikanë për t’i dërguar mesazhe Ilir Metës. Ilir Metën këtu e kanë patur, këtu e kanë dhe këtu do ta kenë, sidomos pasi të jem në këtë post.

Kur Ilir Meta ka dalur në lëvizjen e dhjetorit nuk ka patur ambasadë amerikane në Tiranë, unë kam respekt për ambasadën amerikane.

Kush ka një mesazh për Ilir Metën le t’ia thojë direkt Ilir Metës dhe do marrë përgjigjen ashtu siç e meriton. Ilir Meta është këtu, është super grata dhe beson te demokracia, beson te liria dhe beson mbi të gjitha te Shqipëria. Ilir Meta ka një atdhe dhe një axhendë. Ilir Meta nuk është naiv, nëse dikush do territorin tonë por përbuz popullin tonë, sot apo nesër ai do të jetë armiku ynë dhe Ilir Meta i del përballë që sot. Unë jam njeri që respektoj në radhë të parë ligjet e shtetit tim dhe pastaj ligjet e shteteve të tjera dhe le të dalë një shqiptar që thotë më gënjeu Ilir Meta. Të dalë një amerikan që të thotë më ka gënjyer Ilir Meta”, tha kreu i shtetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME