Categories Lajme

Imazhi i vitit 2020/ Historia pas fotos së foshnjes që i hoqi maskën mjekut!

Një foshnje që tenton t’i heqë maskën mjekut që ka asistuar në lindjen e tij po cilësohet në media si imazhi i vitit 2020. Fotoja është postuar nga vetë mjeku gjinekolog nga Dubai Samer Cheaib  me shënimin: “Të gjithë duam një shenjë se shpejt do t’i heqim maskat”.

Doktori që shpesh në profilet e tij në rrjetet sociale flet për punën e tij, duke dhënë mesazhe pozitiviteti e shprese në periudhën e pandemisë, ka ndarë këtë imazh që mori përhapje të shpejtë në rrjetet sociale. Duke folur për ‘GulfNews’ ai është shprehur:

Ky fëmijë ishte i dyti nga një çift binjakësh që lindën pak javë më parë. Babai, I lumtur, po më fotografonte ndërsa e mbaja në krahë fëmijët. I dyti, tentoi të më heqë maskën dhe babai menjëherë e kapi në foto këtë moment. Kishte pozitivitet në foto dhe mendoj se i bën njerëzit që e shohin që të buzëqeshin. Pozitiviteti dhe buzëqeshja ndihmojnë në forcimin e imunitetit dhe në luftën kundër kësaj pandemie”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME