Categories Covid-19, Lajme

Imuniteti natyral apo vaksina? Ja kush mbron më shumë nga varianti Delta

Imuniteti natyral që zhvillohet pas infektimit me coronavirus, ofron mbrojtje dukshëm më të mirë nga varianti Delta sesa kur një person merr dy dozat e vak sinës Pfizer-BioNtech, thuhet në një studim të realizuar në Izrael.

Studimi mbështetet në të dhënat e shërbimeve shëndetësore izraelite në Makabi, e atë e kanë realizuar hulumtuesit e Makabit dhe Universitetit në Tel Aviv. Studimi preprint është publikuar javën e kaluar në medRkiv.

Sipas revistës Science, studimi ka zbuluar se “personat që nuk janë infektuar kurrë dhe që janë vaksinuar në janar, shkurt e qershor, në korrik dhe gjysmën e parë të gushtit, kanë pasur gjashtë deri në 13 herë më shumë gjasa që të infektohen, sesa personat që nuk janë vaksinuar por që më herët kanë qenë të infektuar me coronavirus”.

Tutje, “rreziku nga zhvillimi simptomatik i COVID-19 ka qenë 27 herë më i madh tek personat e vaksinuar, kurse rreziku për hospitalizim tetë herë më i madh”, shkruan israelnationalneës.

“Kjo analizë ka treguar se imuniteti natyral ofron mbrojtje më të gjatë dhe më të fuqishme nga infektimi, sëmundjet simptomatike dhe hospitalizmi për shkak të variantit Delta të SARS-CoV-2, krahasuar me ata që kanë marrë dy doza të vaksinës BNT162b2”, kanë shkruar autorët e studimit.

Megjithatë, kanë shtuar se “persona të caktuar që më herët kanë qenë të infektuar me SARS-CoV-2 dhe kanë marrë njërën dozë të vaksinës BNT162b2, kanë arritur mbrojtjen shtesë nga varianti Delta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME