Categories Lajme

Inceneratorët, Lefter Koka kërkon lirinë: Jam gati të bashkëpunoj me drejtësinë

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka që u arrestua pak ditë më parë për skandalin e inceneratorëve kërkon lirinë në Apel. Mëson se dy avokatët e Lefter Kokës, Fatmir Braka dhe Jualin Mërtiri argumentuan kërkesën për ta liruar klientin e tyre bazuar në faktin që ish-ministri nuk ka rrezikshmëri shoqërore dhe se do të bashkëpunojë me drejtësinë.

“Kërkesa në Apel është dorëzuar dje. Avokati argumentoi se Lefter Koka nuk është person me rrezikshmëri të lartë, nuk i është fshehur hetimit dhe se është gati të bashkëpunojë me drejtësinë”. SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion për inceneratorin e Elbasanit, ndërkohë që në kërkim janë Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME