Categories Lajme

Interpol Tirana ka kryer ekstradimin nga Amsterdami,Holandë drejt vendit tonë të 39 vjeçarit nga Fieri

Shtetasi Bledar Qemalaj është arrestuar nga autoritetet policore hollandeze me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi:

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendim penal nr. 18 datë 28.03.2006 e ka dënuar këtë shtetas me 23 vjet burg për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’ parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendim penal nr.68, datë 20.11.2009 e ka dënuar këtë shtetas me 8 vjet burg për veprën penale ‘Trafikim të lëndëve narkotike’ parashikuar nga nenet 283/a/2 të Kodit Penal.

Gjithashtu Gjykata e Apelit Vlorë me vendim penal nr. 298 date 22.10.04 ka lënë në fuqi vendimin penal nr. 103 datë 27.05.2004 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier,e cila ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale ‘Mbajtja pa leje e municioneve luftarake’, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 03.05.2004 në rrugën ‘Qemal Stafa’, Tiranë, shtetasi Bledar Qemalaj ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. V.

Në datën 25-26 gusht 2004 shtetasi Bledar Qemalaj në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë ka arritur që të trafikojë nga Shqipëria drejt Italisë 15 kg lëndë narkotike e llojit (Heroinë).

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol The Hage/Hollandë, u bë i mundur arrestimi i tij në Amsterdam, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME