Categories Lajme

Inxhinjerja Luljeta Bozo flet për restaurimet e banesave: Ja kush duhet të jetë patjetër prezent

Inxhinierja Luljeta Bozo, në një lidhje telefonike për Fax News nga Durrësi, foli në lidhje dëmet dhe restaurimin e ndërtesave në Durrës. Bozo u shpreh se autorët e projektit dhe zbatuesit e tij duhet të jetë të pranishëm në ndërtesat, nëse ekpertët vendosin që një object do të riparohet ose jo. Sipas saj autori i projektit është përgjegjës, pasi ka hedhur firmën edhe për sigurinë e projetit që do të ndërtohet. “Dëmet janë goxha. Të thuash si nuk ka dëmë është ti bësh qejfin vetes dhe të gënjesh. Ja po shoh këtë godinën 12 katëshe. Ka dëmtime, por me një të parë të jashtme mendoj se janë gjëra që mund të riparohen. Por në çdo riparim duhet të jenë autorët, që do të thotë ato që e kanë projektuar dhe ato që e kanë zbatuar, pa ato nuk mund të bëhet asnjë ndërhyrje.

Ata duhet të jenë sesbën pranë konsulentëve ose ekspertëve që thonë do të riparohet kjo apo ajo. Në çdo rast për çdo rekomandim që do të jepet duhet të jenë autorët që do të thotë projektuesit dhe zbatuesit. Normalisht autori i projektit ka firmosur për projektin që është zbatuar, ai ka firmosur për sigurinë e projektit. Projekti është i depozituar në zyrën e urbanistikës. Të merret dhe të shikohet nëse i kanë bërë sipas projektit apo jo. Duhet të verifikohet nëse projekti ka qenë i sigurt apo jo? Diku ka çaluar kjo hallka e ndërtimit. Këtu ka ndërtesa ngjitur që nuk kanë pësuar asgjë. Autorët e projektit duhet të jenë prezent, pasi edhe banorët mund të kenë ndërhyrë dhe të kenë prishur projektin, ndërkohë që projektuesi nuk e ka zbatuar këtë gjë. Të merret projekti dhe të shikohet. Në përgjithësi, ka godina që janë me projekte të dobta pasi janë dëmtuar, dhe e dyta ka ndëhyrje të banorëve”, u shpreh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME