Categories Lajme

Ish-ambasadori: Nuk u gjet një shtrat për njeriun që u dha mësim gjithë mjekëve

Ish-ambasadori Vili Minarolli i cili pak ditë më parë humbi vëllanë nga Covid 19 ka bërë një reagim edhe në lidhje me vdekjen e mjekut, Petro Shamo. Ai shprehet se e ka pasur shok fëmijërie dhe gjimnazi. Një person të cilin ai e përkufizon si gojë ëmbël dhe të dashur që e donin të gjithë.

Ish-deputeti shprehet se Shanos nuk iu gjend një vend në spitalin ku punoi për rreth gjysmë shekulli. Reagimi i plotë i Vili Minarollit:Tani asnje nuk ka te drejte te ankohet per trajtimin ne spitalin infektiv te QSUT.

Nga statusi i nje mjeku, mesova se sot ka ndrruar jete nga Covid 19 nje mjek qe eshte nga pionieret e spitalit infektiv , qe punoi gati nje gjysem shekullin ne ate spital dhe koleget e tij , ndoshta ata qe e mesuan profesionin prej tij ,7nuk i gjeten nje shtrat ne ate spital per te perfituar kete rradhe nje trajtim mjeksor si te gjithe qytetaret e tjere.

Dr. Petro Shano, qe koleget, ne ish shoket e tij te femijerise dhe te shkolles dhe te shkolles te mesme, ish studentet e specializante dhe mijra e mijra paciente te tij e njihnin me emrin Dr. Peco ka ndrruar jete pa ia bere te mundur nje shtrat ne ate spital ku dha shumicen e viteve te jetes, djersen , mundin, perkushtimin per te shpetuar jeten e pacienteve, ku mori vetem mirenjohje dhe respektinn e pacienteve por edhe te personelit te spitalit.

Pecua, shoku im i gjimnazit ndrroi jete nga Covidi, Pecua qe e donim te gjithe, i mire, goje embel, i dashur, i respektueshem, i papertueshem,qe i gjendej cdo njeriu ne nevoje, prej disa viteve ishte ne pension. Jam i bindur qe per Pecon ashtu si per shumicen tone nuk u njohen fjalet rrushfet e korrupsion qe sot jane me te perdorshmet ne fjalorin e perditshem .E ndoshta gjate ketyre viteve ne ate spital, muret e te cilit ende e therrasin emrin e tij, mund te kene ardhur kolege,per te cilet historia e ketij spitali fillon me ardhjen e tyre. Dhe ata qe drejtojne e matin punen e tyre me spetaklet qe organizojne per te kenaqur shefat e tyre te medhenj.

Te dashur familjare te ish apo qe jane aktualisht paciente te spitalit infektiv, mos u ankoni per trajtimin ndaj te afermeve tuaj. Tani ata kane nje justifikim te madh: Nuk keni goje te flisni, kur nuk beme asgje per ate qe shkriu jeten ne kete spital, per Dr. Petro Shanon qe te gjithe e therrisnin me dashuri, respekt dhe mirenjohje, Dr. Peco.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME