Categories Lajme

Ish-ushtaraku shqiptar dhe partnerja e tij kapen në Spanjë me “shtëpi bari”

Një ish-usharak shqiptar ka rënë në prangat e policisë spanjolle sëbashku me bashkëshoirten e tij për kultivim dhe shitje marijuane.

Në operacion janë sekuestruar gjithsej 492 bimë marijuanë me peshë totale 131 kilogramë të përgatitura për grumbullim.

Mediat vendase raprtojnë se Policia Kombëtare ka arrestuar në qytetin Riells i Viabrea (Girona) dy persona të dyshuar për kultivimin dhe shitjen e marijuanës, një ish-ushtar shqiptar të ushtrisë franceze dhe bashkëshorten e tij .

Gjithashtu, në shtëpinë, e cila kishte masa të rëndësishme sigurie, u gjetën gjithsej 15 armë me tehe që i përkisnin të arrestuarit.

Shtëpia e një familjeje, e cila ishte uzurpuar ilegalisht nga të arrestuarit, përbëhej nga dy kate. Bodrumi i katit të poshtëm ishte përshtatur për mbjellje, plotësisht i izoluar nga drita e jashtme për të kontrolluar rritjen e bimëve të marijuanës si dhe për të kamufluar sa më shumë erën e saj dhe për të shmangur zbulimin. Shtëpia ishte e rrethuar nga kamerat e vëzhgimit, të gjitha të kontrolluara nga i arrestuari nga një dhomë me monitor.

Hetimi filloi pas disa ankesave anonime, në të cilat ata deklaruan se shtëpia mund të strehonte një plantacion marihuane.

Me fillimin e hetimeve është kërkuar bashkëpunimi me kompaninë e furnizimit me energji elektrike për verifikimin e konsumit mashtrues, i cili ka arritur në shumën totale prej 80 954 euro./ora

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME