Categories Lajme

Ishin të ardhura nga Kina, Kosova kthen pas 50 mijë maska

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Vesel Krasniqi, ka folur në lidhje me deklaratat e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiut, se maskat që po përdoren në Kosovë për mbrojtje nga COVID-19 mund të jenë káncerogjene. Krasniqi ka treguar se si javën e kaluar janë kthyer mbrapa rreth 50 mijë maska nga Kina. Ai theksoi se do të duhet të kenë kujdes më të shtuar për këtë produkt, meqenëse është ngritur ky shqetësim

“Nuk janë të vërtetuara ato që ka thënë deputeti. Ne kemi inspektuar para një jave sasinë e konfiskume që Dogana i ka ndalë rreth 50 mijë maska që kanë ardh nga Kina, meqenëse nuk e kanë pas atë testin e kryer dhe i kemi kthyer mbrapa. Meqenëse është ngritur ky shqetësim nga deputeti, ne do të kemi kujdes pak më të shtuar te ky produkt”, ka thënë Krasniqi në T7. Ndryshe, Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në një emision televiziv mbrëmë ka thënë se maskat që po përdoren në Kosovë për mbrojtje nga COVID mund të jenë káncerogjene.

Sipas tij, maskat në Kosovë kryesisht janë të prodhimit kinez dhe nuk kanë kurrfarë garancie. “E nise prej maskave se u bo biznes maska, çfarë maske, çfarë garancioni ki për këtë maskë, kush e ka prodhuar, asnjë kriter s’e ka. Kjo mundet me qenë káncerogjene, duhet me qenë e licencuar bashkë me kompaninë e cila vjen. 90 përqind e maskave që po vijnë janë prodhim kinez, sa kanë garanci këto. U takon institucioneve tona me u marrë me këtë problematikë”, ka thënë Haxhiu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME