Categories Lajme

Ishte nisur për një takim, humb jetën në një taksi në Tiranë biznesmeni i njohur

Ka humbur jetën në Tiranë, ku jetonte prej 15 vjetësh, Luigi Nidito, ish-politikan nga Prato, Firenze, në vitet ’80 këshilltar komunal e bashkiak për Partinë Social Demokrate, së fundmi menaxher dhe redaktor i aktiviteteve të shumtë në Shqipëri. Nidito, 75 vjeç, një nga themeluesit e TV Prato më 1978, u ndje keq dje teksa ishte në një taksi, me të cilën po shkonte në një takim.Fatkeqësisht, ndërhyrja e urgjencës nuk mundi të bënte asgjë.

Ndonëse jetonte prej kohësh në Shqipëri, Nidito nuk i kishte shkëputur lidhjet me Praton dhe Toskanën, ku kthehej shpesh për shkak të aktiviteteve si sipërmarrës ose si referent i shoqatave italo-shqiptare.

Banonte në Tiranë me gruan Simona dhe familjen. Në Shqipëri themeloi të parin Lyons Club (tani janë katër) dhe Confimi Albania (degë e Confindustria). Ka qenë edhe zëvendëspresident i Dhomës Italiane të Tregtisë në Shqipëri. ‘Shumë herë kemi organizuar iniciativa dhe Luigi ishte një urë midis Pratos e Tiranës’, tha kryebashkiaku i Pratos, Matteo Biffoni. ‘E kujtoj gjithmonë si njeri përherë të lidhur me qytetin tonë’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME