Categories Lajme

Ishte shpallur në kërkim, arrestohet 27-vjeçari në Lezhë

Një 27-vjeçar është vënë në pranga të policisë në Lezhë, pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Kadri Kurtaj, banues në Sanaxhak, Kurbin, më datë 14.08.2021, në qytet Laç, për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri shtetasin E. P.(T) dhe më pas është larguar nga vendngjarja për në banesën e dajës së tij, shtetasit A. K.

Gjatë kontrolleve për kapjen e 27 vjeçarit, në banesën e  dajës së tij, i cili u arrestua në flagrancë menjëherë pas ngjarjes më datën 14 gusht 2021, u gjet arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se ai kishte plagosur 25 vjeçarin shtetasin E.P.(T). Gjithashtu, po në banesën e shtetasit A.K u gjetën një armë tjetër e llojit pushkë,  8 kallëpe me lëndë plasëse tritol, fitil zjarrpërcjellës, 70 kapsolla detonatore dhe 1.3 kg lëndë narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME