Categories Lajme

Itali, Gjendet trupi i pajetë i një gruaje, e hedhur në përrua gjysmë e zhveshur, dyshohet se është shqiptare

Trupi i pajetë i një gruaja, gjysmë e zhveshur është gjetur pranë përroit Parmigliola, në Marinella di Sarzana, në provincën e La Spezia në Itali. Ngjarja në fjalë është zbuluar pak pas orës 2 të natës së kaluar.

Sipas raportimeve të para, bëhet fjalë për një shtetase me origjinë shqiptare, e moshës 30 deri në 40 vjeçe, por identifikimi i viktimës ende nuk është bërë e mundur. Pranë trupit nuk u gjet ndonjë çantë, dokumente identifikimi apo sende personale, shkruan Rai News.

Trupi i viktimës ishte mbuluar nga gjaku dhe nuk përjashtohet mundësia që gruaja të jetë qëlluar për vdekje nga dikush tjetër.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta karabinierësh të bërthamës hetimore të La Spezia dhe Arma di Sarzana nga ku magjistrati në detyrë po heton mbi pistën e një vrasjeje.

Hetuesit nuk përjashtojnë që gruaja të jetë plagosur për vdekje në një vend tjetër. Pavarësisht sasisë së madhe të gjakut, në fakt për momentin nuk është gjetur asnjë predhë pistolete apo gëzhoja armësh të tjera.

Megjithatë, do të jetë autopsia, që i është besuar patologes Susanna Gamba, për të zbardhur përfundimisht shkaqet e vdekjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME