Categories Lajme

Itali, Green Pass me detyrim kudo, ndryshe nuk paguhesh

Nga data 15 tetor deri më 31 dhjetor, për të shkuar në punë, italianët do të duhet të kenë Green Pass ose pasaportë vaksinimi. Pas bareve, restoranteve, palestrave, kinemave, Këshilli i Ministrave në shtetin fqinj ka vendosur të shtrijë detyrimin e pasaportës së gjelbër për punonjësit në administratën publike dhe sektorin privat. Edhe të vetëpunësuarit do të duhet të tregojnë pasaportën e vaksinimit për të vijuar biznesin e tyre dhe për të hyrë në kompanitë e tjera.

Ata nën 12 vjeç dhe ata që nuk mund të vaksinohen në bazë të një certifikate mjekësore, përjashtohen nga rregulli. Green Pass në Itali do të lëshohet menjëherë pas dozës së parë të vaksinës.

Mbetet e detyrueshme për mësuesit, profesorët, teknikët, administratorët e shkollave dhe universiteteve për të cilët ishte parashikuar tashmë, por gjithashtu do të shtrihet në polici, ushtri dhe diplomatë.

Edhe ata që kanë kontrata të jashtme me administratën publike do të duhet të tregojnë pasaportën e gjelbër për të hyrë në një vend pune, për të kryer trajnime ose veprimtari vullnetare. Punonjësit në sektorin privat, pavarësisht nëse duhet ose duan të punojnë në zyrën e tyre, në një kompani, masoneri, dyqan, qendrat kozmetike, dyqane artizanale, etj, do të duhet të paraqesë certifikatën e gjelbër.

Ky proces do të jetë i detyrueshëm edhe për hidraulikun ose elektricistin, kur shkojnë nëpër shtëpitë e të tjerëve. Kontrolli i Green Pass është në dorën e punëdhënësve, në sektorin publik dhe privat dhe kontrollet mund të jenë gjithashtu të rastësishme.

Dekreti parashikon që, aty ku është e mundur, kontrolli i vlefshmërisë së pasaportave të gjelbra të bëhet në hyrje, ose në kohën e hyrjes së punonjësve në zyra, kompani, fabrika, banka, prefektura, komisariate polici, kazerma, qendra tregtare ose hotele “Paga nuk të takon që ditën e parë të mungesës”.

Kjo u specifikua nga një përditësim i fundit mbi pasaportën e detyrueshme. Pra ndalimi i pagës së punonjësve, do të bëhet që nga dita e parë për punonjësit publikë dhe privatë që nuk kanë një certifikatë të gjelbër. Për ata që punojnë në administratën publik, nëse nuk kanë Green Pass mungesa e tyre në punë konsiderohet “e pajustifikuar” dhe pas ditës së pestë të mungesës kontrata e punës pezullohet. Në sektorin privat, nga ana tjetër, punëtorit i ndërpritet paga derisa të paraqesë pasaportën e vaksinimit.

Por asnjë pasojë disiplinore apo shkarkim nga puna, në të dyja rastet. Janë vendosur gjithashtu gjoba mbi punëdhënësit, të cilët për mungesë kontrolli shkojnë nga 400 në 1000 euro Për të pasur Green Pass, tre kushte mbeten të vlefshme, por me disa veçori të reja.

Të vaksinuarit do të mund të printojnë pasaportën pas 15 ditësh që nga doza e parë; pasja e një dokumenti që e ke kaluar COVID-in gjashtë muajt e fundi; tamponi. Ajo mund të merret në farmaci konkretisht 15 euro për të rriturit dhe 8 euro për të miturit. Në rast se farmacitë devijojnë nga çmimi ato gjobiten me një gjobë prej 1.000 deri në 10.000 euro dhe prefekti mund të urdhërojë deri edhe mbylljen e biznesit për një periudhë jo më të gjatë se 5 ditë./ top channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME