Categories Lajme

Itali, mjekët e emergjencës në ”arrati”, vetëm 2,300 nga 6 mijë që nevojiten

Gjithnjë e më pak në numër … gjithnjë e më shumë të rraskapitur mjekët e urgjencave (118) në Itali.

Janë më pak se gjysma e atyre që nevojiten dhe shumë vazhdojnë të largohen. Mjekë të cilët jo vetëm që nuk kanë marrë asnjë lehtësim ekonomik gjatë pandemisë, por nuk do të marrin as ato të planifikuara për urgjencat e çdo dite.

Ndërkohë që në Senat u prezantua një projekt-ligj për rishikimin e sistemit të emergjencës territoriale, ku morri pjesë edhe ministri italian i Shëndetësisë, Schillaci.

Të veshur me jelekët karakteristik të kuq fosforeshent, përfaqësues kombëtarë, rajonalë dhe krahinorë të Italian ”Society System 118” u mblodhën në Piazza Santi Apostoli për të bërë zërin e tyre të “padëgjuar prej vitesh”.

“Nga sondazhi i fundit zyrtar del se numri i mjekëve të urgjencës (118) në vitin 2021 ishte 2 900 krahasuar me 6000 që duhet të kishte, nëse do të zbatoheshin kriteret e parashikuara. Në vitin 2022, ka qenë një rënie prej 300 mjekësh që ka çuar në 2600 njësi. Prandaj nga janari 2023 deri në fund të qershorit u larguan po aq, duke arritur në rreth 2300 njësi. Në të gjithë Italinë jemi më pak se 50% e nevojave”, shpjegon Francesco Marino, sekretar i ”Fimmg 118”.

“Mjekët e urgjencës janë harruar. Ata ishin të paçmuar gjatë urgjencës së Covid për të ndihmuar pacientët që shpesh ishin vetëm. Çdo ditë ata punojnë pa pushim në rrugë, në situata të pakëndshme, në çdo rast duke mbuluar ngarkesën e dy-tre kolegëve, sepse ka mungesë të personelit”, shpjegon Filippo Anelli, president i Federatës Italiane së Urdhrit të Mjekut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME